
Rivali kryesor për titull, Fernando Alonso (Ferrari), zuri vetëm vendin e gjashtë, ndërsa gjermani mund të shpallet kampion që në garën e ardhshme me një fitore eventuale në Japoni, me kusht që spanjolli të përfundojë më poshtë se pozita e tetë.
Krahas 26-vjeçarit, në podium u ngjitën pilotët e Lotusit, Kimi Raikkonen dhe Romain Grosjean.
Pas këtij triumfi, Vettel është 77 pikë përpara Alonsos kur kanë mbetur edhe pesë gara për t’u zhvilluar, gjegjësish 125 maksimale për t’u fituar. /Telegrafi/

32-vjeçari do të largohet nga kokëkuqja në sezonin e ardhshëm për t’i liruar vend Kimi Raikkonenit, mirëpo ai do të vazhdojë të vozisë në Formula 1.
Piloti brazilian ka pranuar se është në bisedime me Lotusin dhe skuderi të tjera, ku mund ta vazhdojë karrierën.
“Ai ka shumë përvojë. Ka vozitur në nivel të lartë që nga viti 2007, prandaj ka eksperiencë të madhe. Mendoj se do të jetë një vlerë e madhe për këdo që e angazhon”, ka deklaruar Resta për Autosport. /Telegrafi/

Alonso i dyti perfitoi nga makina e sigurise, duke vendosur gomat e mesme, gje te cilen dy makinat Red Bull dhe mercedes nuk e bene.
Raikkonen i treti me nje paraqitje konstante.
Dy makinat Mercedes paten nje pjese te dyte ne ngjitje duke parakaluar shume makina pas pit stopit te tyre te dyte. Webber fatkeqesisht terhiqet nga gara ne xhiron e fundit per shkak te nje problemi ne marshet e makines. dukej se e kishte te siguruar vendin e 4, por nuk ndodhi dicka e tille.
Vettel, Alonso, Raikkonen, Rosberg, Hamilton, Massa, Button, Perez, Hulkenberg, Sutil./veqsport

Lewis Hamilton, i pesti në Cmimin e Madh të Singaporit dhe i treti në klasifikimin e përgjithshëm të pilotëve, pranoi se strategjia e garës së Mercedes nuk ishte aq e mirë sa prisnin në cirkuitin urban të Marina Bay.
“Ndoshta strategjia jonë nuk ishte aq e mirë sa shpresonim”, tha britaniku i Mercedes në lidhje me vendimin për të qëndruar dhe jo për tu futur në bokse gjatë xhirove kur makina e sigurisë ishte në pistë pas përplasjes së Daniel Ricciardo (Toro Rosso).
“Jam i zhgënjyer me këtë rezultat dhe kampionati im ka mbaruar tashmë”, deklaroi Hamilton, i cili është 96 pikë larg kryesuesit Sebastian Vettel.
“Tashmë mund të arrij vetëm Alonson dhe të ndihmoj skuadrën për të mundur Ferrarin në botërorin e konstruktorëve”, mbylli britaniku./ Top Channel

Helmut Marko, përgjegjësi i pilotëve tek Red Bulli, ka konfirmuar se Ricciardo ka nënshkruar një kontratë disavjeçare me Red Bull. Australiani 24-vjeçar ka zhvilluar 42 gara në Formulën 1, të gjitha me makinën Toro Rosso, me të cilën ka debutuar në Silverstone gjatë vitit 2011.
Në sezonin aktual Daniel Ricciardo ka grumbulluar 12 pikë dhe rezultati i tij më i mirë ka qenë vendi i shtatë në Cmimin e Madh të Kinës./veqsport

Piloti i Red Bull, Sebastian Vettel, është shpallur fituesi i garës për Çmimin e Madh të Belgjikës.
Vettel e tregoi edhe një herë se pse është kandidat kryesor për t’u shpallur edhe sivjet më i miri në botë, pasi arriti që ta mposhtë Leëis Hamiltonin, i cili e filloi garën nga pole pozicioni. Ngasësi i Mercedes e mbaroi garën i treti.
Në vendin e dytë arriti të ngjitej Fernando Alonso i Ferrarit, i cili është edhe rreziku kryesor për Vettelin në luftën për titullin e kampionit.
Nico Rosberg përfundoi i katërti, kurse Mark Ëebber i Red Bull çuditërisht përfundoi i pesti edhe pse startoi nga pozita e tretë startuese.
Pas garës në Belgjikë, Sebastian Vettel prin dukshëm në ranglistën e pilotëve më të mirë me 197 pikë, i përcjellur nga Fernando Alonso që ka 151 pikë, kurse Leëis Hamilton mbyll pozitën e tretë me 139 pikë, i ndjekur nga Kimi Raikkonen në Lotus me 134 pikë. /Telegrafi/


STARTI Shiu përpara fillimit të garës do te thotë që gara mund të startojë me makine sigurie. Megjithatë kanalet e reja që janë hapur ne 11 vendet e para të startit mund të ndihmojnë ne kullimin e ujit jashtë pistes dhe te kemi një start normal.
SPA është një nga startet me dredhuese të vitit, me një pjese shume te shkurter deri ne kthesen e pare ne forme u-je. Kthesa e pare eshte nje magnet per aksidente dhe shembulli me i mire eshte Grosjean i cili vitin e kaluar mori perpara kater makina. Grosjean fillon në te njejtin rresht kete vit por ne anen e kundert. Le te shpresojme qe ai ka mesuar dicka nga viti i kaluar.
Me vijat e gjata te drejta ne Spa, kjo do te thote se kryesimi ne La Source nuk eshte nje garanci per te qendruar perpara. Fituesi i pole position, Leëis Hamilton do të jetë vigjilent nga kërcënimi i Red Bull te cilet jane shume te shpejte ne sektorin e pare dhe mund te hidhen ne sulm ne vijen e gjate te drejte Kemmel.
Në rreshtin e tretë të rrjetit janë dy pilotet te cilet kane marre maksimumin nga makinat e tyre - Paul di Resta dhe Jenson Button. Do të jetë jetike per pilotet e Lotus dhe te Ferrarit qe ti parakalojne keta dy pilote menjehere ne start.
STRATEGJIA Për shkak se dhjeteshja e pare u kualifikua me gomat e shiut, ata do te kene nje zgjdhje te lire te gomave me te cilat deshirojne te fillojne garen. Në piste me kushte te thata, Pirelli pret qe ekipet të bëjnë një ose dy ndalesa ne bokse.
Por duket se shiu ka gjasa të dominojë edhe zgjedhjen e gomave dhe ta beje garen shume të paparashikueshme.
Shiu do ti përshtatet disa ekipeve më shumë se të tjerat. Ashtu siç Kimi Raikkonen vuri ne dukje dje, Lotus nuk kanë qenë veçanërisht e fortë në shi: "Kur seanca e dyte ishte e thate ne ishim me te shpejte, kështu që nëse nesër është piste e thatë, ne duhet të jemi në rregull për garën".
Ferrari duket se ka bërë një hap përpara dhe ishin të shpejtë në piste te thate gjate Q2. Edhe pse ata u kualifikuan ne rreshtin e peste, Fernando Alonso beson se ata kanë potencial: "Ndihem arsyeshem i sigurt për garën," tha ai.
"Sigurisht, ne duhet të rikuperojme shume vende, por të paktën ne kemi njohuri se kemi mbyllur hendekun me kreun dhe që mund të jemi konkurues në piste të thatë."
Shpejtesite ne vije te drejte:
Adrian Suttil - 322
Fernando Alonso- 320
Leëis Hamilton - 317
Nico Rosberg - 317
Sebastian Vettel - 315

Lewis Hamilton regjistroi kohën më të mirë në provat zyrtare të Cmimit të Madh të Belgjikës dhe të dielën do të niset nga vendi i parë në Spa-Francorchamps.
Britaniku i Mercedes (2:01.012) la pas Sebastian Vettel (2:01.200) dhe Mark Webber (2:01.325) me Red Bull. Ky është pole-position i katërt radhazi për Hamilton.
Provat zyrtare u zhvilluan në një motë jo shumë të mirë. Ndërsa, Ferrari befasoi gjithë, sepse pilotët e saj, Fernando Alonso dhe Felippe Massa u renditën në pozicionin e nëntë respektivisht të dhjetin.
Ja renditja e 10 pilotëve të parë në provat zyrtare të Cmimit të Madh të Belgjikës:
1. Lewis Hamilton (Mercedes)
2. Sebastian Vettel (Red Bull)
3. Mark Webber (Red Bull)
4. Nico Rosberg (Mercedes)
5. Paul Di Resta (Force India)
6.Jenso Button (McLaren)
7. Romain Grosjean (Lotus)
8. Kimi Raikkonen (Lotus)
9. Fernando Alonso (Ferrari)
10. Felipe Massa (Ferrari) ./veqsport
Gara klasike e 24 orëve të Lë Manshit, në Francë, u trondit nga vdekja e një piloti gjatë së shtunës. 34-vjeçari Allan Simonsen u përplas dhunshëm me barrierat në kthesën e “Tertre Rouge”, vetëm dhjetë minuta pas nisjes së garës.
“Aston Martin” i danezit pësoi dëmtime të shumta, por piloti ishte ende gjallë kur shërbimet mjekësore mbërritën pranë tij.
Ai u dërgua me urgjencë me helikopter në një qendër mjekësore, por ndërroi jetë pak më pas.
Ai u dërgua me urgjencë me helikopter në një qendër mjekësore, por ndërroi jetë pak më pas.
Kjo është hera e parë që një fatkeqësi regjistrohet në klasiken 24-orëshe që prej vitit 1997.Arsyeja e aksidentit, në një pistë të Francës Perëndimore, është ende nën hetim.
Gazeta me tirazhin më të madh në Gjermani, Bild ka shpallur listën e dhjetë sportistëve më të mirë të të gjitha kohërave. Listën e 10-të sportistëve më të mirë e kanë përpunuar 53 gazetarë të sportit në të gjithë Gjermaninë, të cilët kanë marrë parasysh rezultatet kulmore, por edhe ndikimin që kanë pasur në shoqërinë njerëzore.
I pari në këtë listë është boksieri legjendar Muhamed Ali (67 vjeçar), ish-kampion i botës tri herë në peshën e rëndë.
Në vendin e dytë gjendet futbollist legjendar brazilian, Pele (68), tri herë kampion i botës, me 77 gola në 92 ndeshje për kombëtaren e Brazilit. Ai në 1 363 ndeshje ka shënuar
1 281 gola.
Në vendin e tretë gjendet shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Michael Schumacher, i cili ka triumfuar në 91 gara.
Ja dhjetëshja më e mirë:
1. Muhamed Ali (boks)
2. Pele (futboll)
3. Michael Schumacher (Formula 1)
4. Michael Jorda (basketboll)
5. Roger Federer (tenis)
6. Franz Beckenbauer (futboll)
7. Jesse Owens (atletikë)
8. Diego Armando Maradona (futboll)
9. Carl Lewis (atletikë)
10. Michael Phelps (not)
Lajmi vjen si një rrufe në qiell të hapur. Kimi Raikkonen do të tërhiqet nga Formula 1 në fund të Botërorit 2013. Deklarata e bujshme është bërë nga vetë piloti finlandez i skuderisë Lotus në Twitter. “E mbyll në fund të sezonit. Shpresoj ta bëjë këtë pasi të kem fituar titullin e dytë kampion në karrierën time”,-shkruan Raikkonen. Pak fjalë, që shprehin qartë vendimin e një prej pilotëve më të talentuar të viteve të fundit, vetëm në rast se kjo është një shaka e vetë pilotit, një gënjeshtër “e bardhë” në ditën e 1 prillit.
Mbetet i lartë tensioni në Bahrejn në vigjilje të Çmimit të Madh të Formula 1, i cili është programuar të zhvillohet këtë fundjavë. Manifestues shiitë kanë protestuar dhunshëm kundër Qeverisë sunite duke e akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut.
Por, për zhvillimin e garës ose jo në fundjavë, të paktën deri tani, nuk ka asnjë informacion si nga FIA ashtu edhe nga organizatorët e Bahrejnit.
Kujtojmë që Bahrejn është në kalendarin e Formula 1 që prej sezonit 2004. Gara e parë në këtë cirkuit është fituar nga Michael Schumacher ndërsa e fundit nga Sebastian Vettel.
Por, për zhvillimin e garës ose jo në fundjavë, të paktën deri tani, nuk ka asnjë informacion si nga FIA ashtu edhe nga organizatorët e Bahrejnit.
Kujtojmë që Bahrejn është në kalendarin e Formula 1 që prej sezonit 2004. Gara e parë në këtë cirkuit është fituar nga Michael Schumacher ndërsa e fundit nga Sebastian Vettel.
Fernando Alonso e ka fituar çmimin për Shpërblimin e Madh të Kinës, i cili u mbajt sot në Kinë.
Ngasësi i Ferrarit ishte më i shpejti në garën prej 56 xhirosh, e mbajtur në Shangai. Piloti spanjoll e përfundoi garën për kohën 1:36:26.945, duke e lënë prapa finlandezin e Lotus Renault, Kimi Raikkonen i Lotus Renault (+10,168)
Lewis Hamilton, i cili në kualifikime ishte i pari, u desh të kënaqej me pozitën e tretë (+12.322). Kampioni i trefishtë i botës, Sebastian Vettel përfundoi i katërti.
Piloti gjerman megjithatë prin në renditjen e përgjithshme të pilotëve me 52 pikë, i ndjekur nga Raikinnen, që ka 49.
Në renditjen e ekipeve, Red Bulli mbetet i pari me 78 pikë të grumbulluara. /Fish Media/
Ngasësi i Ferrarit ishte më i shpejti në garën prej 56 xhirosh, e mbajtur në Shangai. Piloti spanjoll e përfundoi garën për kohën 1:36:26.945, duke e lënë prapa finlandezin e Lotus Renault, Kimi Raikkonen i Lotus Renault (+10,168)
Lewis Hamilton, i cili në kualifikime ishte i pari, u desh të kënaqej me pozitën e tretë (+12.322). Kampioni i trefishtë i botës, Sebastian Vettel përfundoi i katërti.
Piloti gjerman megjithatë prin në renditjen e përgjithshme të pilotëve me 52 pikë, i ndjekur nga Raikinnen, që ka 49.
Në renditjen e ekipeve, Red Bulli mbetet i pari me 78 pikë të grumbulluara. /Fish Media/
Ross Brawn, drejtori i Mercedes GP, mendon se Lewis Hamilton i ka të gjitha cilësitë për tu shpallur sërish kampion bote. “Lewis është një pilot fantastik, shumë i shpejtë dhe kompetitiv. I ka të gjitha cilësitë e nevojshme për tu shpallur kampion bote dhe e ka treguar gjatë karrierës së tij”, theksoi Brawn në një intervistë për formula1.com.
Gjithsesi, Brawn nënvizoi se po përgatitet më shumë për vitin 2014, kur do të ketë shumë ndryshime në Formulën 1: “Ndryshimet do i japin mundësi shumë skuderive ta nisin nga e para dhe ne po punojmë që tani për makinën e sezonit të ardhshëm.”
Gjithsesi, Brawn nënvizoi se po përgatitet më shumë për vitin 2014, kur do të ketë shumë ndryshime në Formulën 1: “Ndryshimet do i japin mundësi shumë skuderive ta nisin nga e para dhe ne po punojmë që tani për makinën e sezonit të ardhshëm.”
Dietrich Mateschitz, pronari i skuderisë Red Bull në Formulën 1, është shprehur në një intervistë për ‘La Gazetta dello Sport’ se 3 herë kampioni i botës Sebastian Vettel do të garojë për skuadrën e tij edhe në vitin 2014. Rinovimi i kontratës së pilotit gjermanit nuk ishte konfirmuar dhe kishin dalë zëra se Ferrari mund të bashkonte kampionin gjerman me atë spanjoll, Fernando Alonson, por kjo gjë duket se nuk do të ndodhë së shpejti.
Në lidhje me dominimin e Red Bull në tre vitet e fundit të Formulës 1, Mateschitz u shpreh: “Të gjithë duan që t’i japin fund dominimit tonë, por ne do të bëjmë të pamundurën që kjo gjë të mos ndodhë.
” Pra, skuderia austriake do të jetë rivalja kryesore e Alonsos dhe Ferrarit edhe për këtë sezon. Kur u pyet nëse do të blinte Alonson në rast largimi të Vettel, Mateschitz deklaroi: “Pse jo? Gjithmonë nëse nuk është tërhequr nga garat.”
Në lidhje me dominimin e Red Bull në tre vitet e fundit të Formulës 1, Mateschitz u shpreh: “Të gjithë duan që t’i japin fund dominimit tonë, por ne do të bëjmë të pamundurën që kjo gjë të mos ndodhë.
” Pra, skuderia austriake do të jetë rivalja kryesore e Alonsos dhe Ferrarit edhe për këtë sezon. Kur u pyet nëse do të blinte Alonson në rast largimi të Vettel, Mateschitz deklaroi: “Pse jo? Gjithmonë nëse nuk është tërhequr nga garat.”
Kampioni i trefishtë botëror në Formula 1, gjermani Sebastian Vettel është zgjedhur sot sportisti më i mirë i Evropës për vitin 2012, në ceremoninë e 55 tradicionale të Argjencisë polake të lajmeve (PAP).
Në votimin që kanë marrë pjesë 26 agjenci të lajmeve nga kontinenti i Vjetër, i dyti është renditur çiklisti britanik, fituesi i Tour de France, Bradley Wiggins, ndërsa i treti po ashtu britanik, atleti Mohamed Farah.
Futbollisti spanjoll i Barcelonës, Andres Iniesta, është renditur i pesti, para Cristiano Ronaldos, i cili ka marrë 66 vota në pozitën e shtatë. (ORAinfo)
Top 10 sportistët e Evropës
1. Sebastian Vettel (Gjermani, Formula 1) - 137 pikë
2. , Bradley Wiggins (Britania e Madhe, çiklizëm) - 130
3. Mohamed Farah (Britania e Madhe, atletikë) - 128
4. Novak Xhokoviq (Serbi, tenis) - 108
5. Andres Iniesta (Spanjë, futboll) - 103
6. Andy Murray (Britania e Madhe, tenis) - 67
7. Cristiano Ronaldo (Portugalia, futboll) - 66
8. Ranomi Kromowidjojo (Holandë, not) - 55
9. Roger Federer (Zvicër, tenis) - 50
10. Sebastien Loeb (Francë, rally) - 47
2. , Bradley Wiggins (Britania e Madhe, çiklizëm) - 130
3. Mohamed Farah (Britania e Madhe, atletikë) - 128
4. Novak Xhokoviq (Serbi, tenis) - 108
5. Andres Iniesta (Spanjë, futboll) - 103
6. Andy Murray (Britania e Madhe, tenis) - 67
7. Cristiano Ronaldo (Portugalia, futboll) - 66
8. Ranomi Kromowidjojo (Holandë, not) - 55
9. Roger Federer (Zvicër, tenis) - 50
10. Sebastien Loeb (Francë, rally) - 47
Lewis Hamilton ka arritur të fitoj garën në Formula 1 që u mbajtë në Austin të SHBA-ve. Hamilton bëri garë fantastike duke qenë i sigurt në veprimet e tij.
Në vendin e dytë përfundoi Sebastin Vettel ndërsa në të tretin Alonso. Pas kësaj gare më i kënaquri duhet të jetë Vettel pasi që kur ka mbetur edhe një garë nga fundi i kampionatit, ai ka 13 pikë më shumë se përcjellësi i vetëm Alonso.
Gara e fundit që do të mbahet në Brazil e favorizon shumë Vettelin pasi që ai duhet të zë vetëm njëren nga pozitat e para për pikë për të mbrojtur titullin e kampionit.
Renditja e pilotëve:
1. Sebastian Vettel (273 pikë)
2. Fernando Alonso (260 pikë)
3. Kimi Raikkonen (206 pikë)
4. Lewis Hamilton (190 pikë)
5. Mark Webber (167 pikë)
2. Fernando Alonso (260 pikë)
3. Kimi Raikkonen (206 pikë)
4. Lewis Hamilton (190 pikë)
5. Mark Webber (167 pikë)
Renditja e konstruktorëve:
1. Red Bull Racing-Renault (440)
2. Ferrari (367)
3. McLaren-Mercedes (353)
4. Lotus-Renault (302)
5. Mercedes (136)x
1. Red Bull Racing-Renault (440)
2. Ferrari (367)
3. McLaren-Mercedes (353)
4. Lotus-Renault (302)
5. Mercedes (136)x
I kanë mbetur edhe 56 xhiro yllit të Formula 1, Sebastian Vettel që të realizoi ëndrrën e dyfishtë për të mbrojtur titullin.
Gara që do të mbahet në SHBA nuk është e fundit për këtë kampionat, por se Vettel ka siguruar Pole Pozicionin gjë të cilin pritet ta shfrytëzoi për tu bërë kampion.
Sebbastian Vettel ka regjistruar kohën më të shpjete në provat qe u zhvilluan ne cirkuitin e ri në Austin. Piloti i Red Bull arritikohen e me të mire me 1 minute 37 sekonda e 125 teqindat, ndersa me nje diferencë prej 787 te qindat me shume urendit kolegu i tij i skuadres Mark Webber gjersa Alonso u rendit në vendin e tretë.
Ekspertë të Formula 1 parashikojnë se në këtë garë Vettel do të mbrojë titullin pasi që ai do të ketë ndihmesë nga Webber për të mbajtur lidershipin./Indeksonline/
Pas pesë vitesh mungesë, Formula 1 kthehet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Çmimin e Madh të Texas që do të zhvillohet këtë fundjavë. Pas inagurimit të disa javëve më parë, cirkuiti i "Austin" i cili ka kushtuar 400 milionë dollarë pret një nga garat më vendimtare të këtij sezoni të sportit më të rëndësishëm të automobilizmit.
Gjithçka është gati sipas organizatorëve që projektojnë një garë spektakolare, për vetë mënyrën se si është projektuar pista e Texas. Dy pjesë të drejta të cirkuitit u lejojnë pilotëve të nxjerrin maksimumin nga makinat e tyre.
Gara e parë në pistën e Austin mund të jetë më e rëndësishmja e këtij sezoni, pasi në rast fitoreje të Sebastin Vettel dhe një pozicioni jo të mirë të Fernando Alonsos, atëherë gjermani i skuderisë Red Bull do të mbyllte betejën për titullin kampion, duke marrë trofeun e tretë radhazi.
"Jam shumë i emocionuar dhe mezi pres të zbres në pistë. Sigurisht do të jetë pak e vështirë për të gjithë të ambjentohemi me pistën e re, por në pamje të parë ky circuit më duket me të vërtetë shumë i mirë", është shprehur Vettel.
Por deri në fund të garës ka kohë, ndërsa i sigurt është fakti që Alonso nuk do të dorëzohet lehtësisht, çka pritet ta bëjë akoma më spektakolare këtë pistë. /albeu.com/
Gjithçka është gati sipas organizatorëve që projektojnë një garë spektakolare, për vetë mënyrën se si është projektuar pista e Texas. Dy pjesë të drejta të cirkuitit u lejojnë pilotëve të nxjerrin maksimumin nga makinat e tyre.
Gara e parë në pistën e Austin mund të jetë më e rëndësishmja e këtij sezoni, pasi në rast fitoreje të Sebastin Vettel dhe një pozicioni jo të mirë të Fernando Alonsos, atëherë gjermani i skuderisë Red Bull do të mbyllte betejën për titullin kampion, duke marrë trofeun e tretë radhazi.
"Jam shumë i emocionuar dhe mezi pres të zbres në pistë. Sigurisht do të jetë pak e vështirë për të gjithë të ambjentohemi me pistën e re, por në pamje të parë ky circuit më duket me të vërtetë shumë i mirë", është shprehur Vettel.
Por deri në fund të garës ka kohë, ndërsa i sigurt është fakti që Alonso nuk do të dorëzohet lehtësisht, çka pritet ta bëjë akoma më spektakolare këtë pistë. /albeu.com/
Piloti i McLarenit, Lewis Hamilton, ka fituar garën për Çmimin e madh të Italisë që u zhvillua të dielën në Monza.I dyti u rendit meksikani Sergio Perez (Sauber), ndërsa Fernando Alonso (Ferrari) ishte i treti.
Në radhitjen e përgjithshme avancon Alonso (179 pikë), kurse pas fitores së sotme (e diel), Hamilton radhitet i dyti (142 pikë).
“Kjo ishte fitore fantastike para publikut më të mirë dhe jam shumë i lumtur për ekipin tim”, deklaroi britaniku pas fitores.


























